07 Nëntor 2024

Diskutohen modelet më efikase te financimit të partive Politike

Prishtinë, 13 dhjetor - Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ​​dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizojnë panelin diskutues me temë “Sfidat e Financimit të Subjekteve Politike: Ku qëndron Kosova?”.

Paneli Diskutues që mbahet sot në Qendrën e Konferencave Orion ka për qëllim të vë në pah mangësitë dhe sfidat kryesore në kuadër të sistemit të financimit të subjekteve politike, si dhe të diskutoj rreth kornizës ligjore që rregullon këtë fushë. 

Duke pasur parasysh që Qeveria e Kosovës ka aprovuar koncept dokumentin për financimin e subjekteve politike të iniciuar nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ky Panel Diskutues ka për qëllim të diskutoj dhe analizojë modelet më efikase të procesit të auditimit të financave të subjekteve politike duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe ato rajonale.

Për më tepër, në këtë diskutim kujdes të veçantë do t’i kushtohet transparencës, kontrollit të brendshëm, si dhe nevojës për një mekanizëm të pavarur të monitorimit të financimit të subjekteve politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)