Diskrepancë në mes të zgjidhjeve ligjore dhe praktikës
Prishtinë, 17 mars - Zgjidhjet ligjore në Ligjin për investimet e huaja dhe praktika e implementimit te tij janë ne diskraprancë, u vlerësua sot në takimin e nën komisionit për vlerësimin e implementimit te Ligjit mbi Investimet e Huaja, të Komisionit të Kuvendit të Kosovës përZhvillim Ekonomik, Infrastrukture, Tregti dhe Industri me përfaqësuesit te asociacioneve te biznesit organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Kryetari i nenkomisioni, deputeti Besim Beqaj me këtë rast theksoi se qëllimi i këtij dhe takimeve te tilla ështëvlerësimi i asaj se sa po realizohet ligji dhe se presin qe ne takim te jepen vlerësimet reale dhe te argumentuara lidhur me problemet me te cilat ballafaqohen bizneset te cilat janë te interesuara për te investuar ne Kosove.
Kryetari i Odes Ekonomike te KosovësSafetGërxhaliu tha se është shume me rëndësi qe me kete takim po fillohet nje praktike e re ne punën dhe bashkëpunimin e Kuvendit te Kosovës me komunitetin e biznesit dhe se duhet vazhduar dhe thelluar një qasje te tille posaçërisht kur behet fjale për hartimin e legjislacionit te ri.
Ai insistoi ne krijimin e një komisioni apo grupi nën qeveritar dhe kuvendor i cili do te merrej me çështjet e krijimin te kushteve sa me te mira për investimet e huaja ne vend.
Gërxhaliu u angazhua qe Agjencia për promovimin e Investimeve te behet pjese e Zyrës se Kryeministrit te Kosovës dhe theksoi se fakti qe ka shume adresa te cilat kane për detyre promovimin e investimeve po sjell huti dhe po ndikon negativisht ne këtë proces.
Ai vlerësoi se parakusht themelor për sigurimin e investimeve te huaja është sundimi i ligjit dhe shtetit ligjor.
Drejtori Ekzekutiv i Odes Ekonomike Amerikane ne Kosove, Arian Zeka theksoi se nga anëtaret e këtij asociacioni është kërkuar qe te japin vlerësimet e tyre lidhur me ligjin dhe implementimin e tij dhe se nga ta nuk ka marre vërejtje, por theksoi se realizimi i tij po shkakton probleme dhe si rast konkret përmendi kërkesën e parapare nga MPMS qe te punësuarit nga jashtë te sigurojnë certifikatën qe nuk janë nen hetime, certifikatë e cila ne shumicën e vendeve prej nga vijnë investitorët e huaj nuk kërkohet.
Vjosa Huruglica nga seksioni për ekonomi i Ambasadës se Austrisë ne Kosove theksoi se ne baze te eksperiencave te deritashme bizneset austriake e vlerësojnë ne tërësi si te mira kushtet për investime sektoriale por ne përgjithësi nuk janë te kënaqura me zgjidhjet ligjore.
Duke vlerësuar se investimet e huaja janë te ulta deputetja Duda Balje kërkoi sqarime se pse kemi vlerësimet te mira përinvestimet sektoriale dhe pse vlerësimi i përgjithshëm nuk është i tillë.
Deputeti Blerim Grainca u angazhua qe ky ligje te përmban ne veti edhe kushtet dhe kriteret për investimet e huaja dhe u angazhua për një ligj unik i cili do te merrej me investimet e huaja dhe ato vendore, duke insistuar ne tejkalimin e burokracisë dhe dualizmit ne implementimin e ligjit.
Ai u angazhua se për krijimin e kushteve sa me te mira për tërheqje te investimeve te huaja nuk mjafton vetëm ky ligj por duhet rishikuar tere legjislacionin i cili merren me krijimin e kushteve sa me te mira për te berit biznese.
Deputeti Pal Lekaj theksoi se informata e marra nga Aleanca Kosovare e Biznesit flasim për renje te dukshme te investimeve te huaja dhe insistoi se duhet dhënë përgjigje te argumentuar se a po ndodh kjo për shkak te këtij ligjit, apo ne këtë po ndikojnë situata politike, çështjet ligjore apo edhe korrupsioni.
Duke e përmbyllur diskutimin deputeti Beqaj tha se nen komisioni ka për detyre qe te prezanton vlerësimet e komunitetit te biznesit lidhur me zgjidhjet ligjore, cilat janë problemet konkrete ne realizimin e këtij ligji dhe sa ne investimet e huaja ka ndikim legjislacioni tjetër ne fuqi ne Kosove.