Disa mallra izraelite eksportohen në Arabinë Saudite
Riad, 13 dhjetor - Ministria e tregtisë dhe industrisë në Arabinë saudit njoftoi se tregtarët izraelitë janë duke eksportuar në këtë vend hurma të prodhuara në disa prej kolonive sioniste.
Sipas një njoftimi të kanalit Rusia Today, kjo ministri ditën e premte ka paralajmëruar mbi eksportimin e hurmave të prodhuara në disa koloni çifute drejt Arabisë Saudite, të cilat futen në këtë vend me emrin e Palestinës dhe me disa shprehje fetare.
Gazeta saudite Riad në një artikull të saj shkruan: Kompanitë izraelite për të anashkaluar tregjet e tjera dhe për të mbushur boshllëkun nga disa tregje evropiane janë duke futur mallrat e tyre në territorin e Arabisë Saudite.