18 Nëntor 2024

Diplomon gjenerata e parë e Akademisë Zhvillimore të Kosovës

Prishtinë, 20 mars - Pesëdhjetë e pesë ekspertët e parë të zhvillimit të Kosovës nga të gjitha komunat e vendit, që kanë ndjekur dhe përfunduar ciklin e parë të Akademisë Zhvillimore të Kosovës morën diplomat e tyre në një ceremoni solemne të zhvilluar të enjten në Prishtinë.

Diplomimi i gjeneratës së parë, shënoi edhe fillimin e Gjeneratës së dytë të Akademisë Zhvillimore nga 50 zyrtarë komunal.

“Akademia Zhvillimore, është një ndër projektet e para në Kosovë që aftëson qytetarët e vendit për të menaxhuar, aplikuar dhe për të implementuar metodat e zhvillimit strategjik të BE-së dhe instrumentet tjera relevante të zhvillimit. Kjo Akademi Zhvillimore, si e tillë është një mjet shumë i rëndësishëm në proceset e  integrimit evropian të Kosovës”- citat nga Lumir Abdixhiku.

Akademia Zhvillimore e Kosovës, udhëheqët nga Instituti Riinvest në bashkëpunim me partnerët: organizata gjermane Friedrich Ebert Stiftung dhe me përkrahje të Bashkimit Evropian dhe Komunave të Kosovës.

Klasa e ciklit të parë është ndjekur nga zyrtarë prej të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Pas 24 sesioneve të ligjëratave dhe pas përmbushjes së aktiviteteve kushtëzuese për përfundim të suksesshëm të Akademisë, kanë diplomuar 40 pjesëmarrës, të cilët u nderuan me diploma të enjten.

Ndarjen e diplomave e bëri Ministrja e Integrimeve Evropiane të Kosovës, Vlora Çitaku. “Kjo Akademi po gjeneron kuadro me të cilat integrimi bëhet më i lehtë. Gjithashtu këto kapacitete do të ndihmojnë Kosovën që të bëjë absorbimin më të mirë të fondeve të BE-së, tani por edhe në të ardhmen, më fondet strukturore dhe kohezive.” – citat nga Ministrja Vlora Çitaku.

Në të njëjtën ngjarje është lansuar edhe Gjenerata e dytë, ku marrin pjesë 50 zyrtarë komunal nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Pjesëmarrësit janë propozuar nga vet organizmat udhëheqës të tyre. Gjenerata e dytë do të përcjellë gjithashtu 24 ligjërata suksesive – përfundimi i suksesshëm i të cilave do të rezultojë me diplomimin e kandidatëve të suksesshëm.

Akademia Zhvillimore është njëra ndër gjashtë aktivitetet e projektit të përkrahur nga BE-ja dhe Komunat e Kosovës, të titulluar: “Fuqizimi i kapaciteteve të zhvillimit ekonomik rajonal të Kosovës, përmes Akademisë Zhvillimore, njësive komunale për zhvillim dhe menaxhim të projekteve si dhe implementimit të projekteve me ndikim të shpejtë”.

Përfitues të projektit janë: zyrtarë komunal; OJQ rajonale; institucione arsimore dhe operatorë publik; përfaqësues të shoqatave të fermerëve dhe bizneseve; akterë relevant vendor; përfitues rural të EURED dhe BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)