Diplomacia ekonomike orientim i avancimit të raporteve Kosovë - Itali
Prishtinë, 3 janar - Sot Oden Ekonomike të Kosovës e vizitoi Ambasadori Italian i akredituar në Kosovë Andreas Ferarese i cili u mirëprit nga Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu.
Mundësitë e bashkëpunimit në mes të komunitetit të biznesit vendorë dhe atij italian janë të shumta dhe duhet një përkushtim më i madhe i të gjithë neve që ky proces të jetë prioritet edhe i Odes Ekonomike të Kosovës por edhe i diplomacisë italiane në Kosovë. Si dy shtete mike nuk kemi qështje të hapura politike prandaj prioritet duhet të jetë ekonomia theksoi Kryetari i OEK-ut z. Safet Gërxhaliu.
Ambasadori Italian falënderoi Oden Ekonomike të Kosovës për partneritet dhe bashkëpunim ku theksoi se falë këtij bashkëpunimi janë arritur edhe hapat e parë konkret në eliminimin e disa barrierave për të bërë biznes me italiane e mbi të gjitha lehtësirat për marrjen e vizave dhe kohëzgjatja e tyre.
Sot shpalosa edhe disa aktivitete me karakter ekonomik të cilat do të realizohen gjatë këtij viti ku efekti i këtyre aktiviteteve do të reflektohet edhe në sferën e kulturës, shëndetësisë, artizanateve dhe fusha tjera.
Pajtohem plotësishtë me Kryetarin z. Gërxhaliu që diplomacia ekonomike duhet të jetë e fuqizuar nga të dyja palët dhe më gëzon fakti që një përkushtim të tillë e mora edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës z. Enver Hoxhaj që prioritet tani e tutje të jetë ekonomia, theksoi Ambasadori Ferarese.