Dinastia financiare Rothschild krijonë kompani të përbashkët
Londër, 10 prill - Më shumë se dy shekuj pasi paraardhësi i tyre në Frankfurt, Mayer Amschel Rothschild i dërgoi katër djemtë e tij në Paris, Londër, Napoli dhe Vienë për të krijuar atë që më vonë u njoh si bankierët e botës, Baron David de Rothschild gjendet pranë hapit që pritet të sjellë ribashkimin e kësaj dinastie, njofton sëfundmi Financial Times.
69 vjeçari drejton grupin Rothschild dhe ka zhvendosur asetet e dinastisë në bilancet e një kompanie të vetme të quajtur Paris Orléans, një kompani franceze që e ka origjinën te industria e hekurudhave të shekullit të 19.
Kjo lëvizje është ajo që përmbyll një proces që filloi një dekadë më parë dhe që kishte për synim integrimin e vepromtarisë në Francë me atë të grupit NM Rothschild, e cila funksionon si bankë investimesh në Britaninë e Madhe.
NM Rothschild është e famshme veçanërisht për faktin që më 1815, Nathan Meyer Rothschild fitoi shuma të majme pasi bleu bonde të qeverisë Britanike duke parashikuar saktë shpartallimin e Napoleonit në betejën e Vaterlosë.
Mbi këtë familje janë shkruar shumë libra, të cilat ngrenë dyshimin se kjo është thelbi i një komploti që synon shmangien e qeverive demokratike dhe sundimin e botës.
Gjatë shekullit të 19, familja Rothschild lulëzoi si një rrjet bankierësh europianë që financonin shtete, kompani dhe ushtri në të gjithë kontinentin. Por lëvizja e fundit e baronit britanik tregon se në botën e sotme, ky grup bankar nuk mund të funksionojë si një rrjet i paorganizuar.
Për të përmirësuar performancën e grupit, ne duhet ti sjellim degët nën një çati, komentoi një njeri pranë familjes.
Riorganizimi pritet të rrisë vlerën tregtare të kompanisë Paris Orléans nga 550 në 1 miliardë euro.
Grupi Rothschild emëroi dy vjet më parë një drejtor ekzekutiv për veprimtarinë në Britani dhe ky qe drejtori i parë në 213 vjet histori që nuk vinte nga gjiri i familjes. 10 Prill 2012