19 Nëntor 2024

Dimri dëmton ekonominë amerikane

New York, 15 shkurt - Moti i ashpër dimëror pati ndikim negativ në prodhimin industrial të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ngadalësuar prodhimin e automobilave dhe mjeteve të tjera elektronike.

Raporti i sotshëm i Rezervës Federale thotë se prodhimi u ul 0,08 për qind muajin e kaluar, ulja e parë që nga muaji korrik dhe më e madhja gjatë viteve të fundit.

Një studim tjetër nga Universiteti i Miçiganit tha se besimi i konsumatorëve në fillim të muajit shkurt nuk kishte shumë ndryshim nga ai i muajit të mëparshëm.

Optimizmi i konsumatorëve rreth të ardhmes së tyre ekonomike ishte prekur nga shqetësimet rreth situatës së tanishme ekonomike.

Kërkesa konsumatore është përgjegjëse për afro 70 përqind të aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara, kështu që investitorët dhe ekonomistët i ndjekin me vëmendje prirjet e konsumatorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)