16 Nëntor 2024

Dijsselbloem: Rimëkëmbja kërkon më shumë investime

Bruksel, 12 maj - Kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem tha të hënën se për rimëkëmbjen nevojiten më shumë investime, vende pune dhe rritje të produktivitetit.

Ai i bëri komentet në një konferencë shtypi pas takimit me Eurogrupin, duke shtuar se Eurozona nuk mund të vazhdojë duke u mbështetur në energjinë e ulët e çmimet e naftës, lehtësimin sasior (QE) dhe normat e ulëta të këmbimit valutor.

\"Kjo do të thotë që duhet të fokusohemi më shumë në shtimin e reformave strukturore dhe politikat e shëndosha fiskale,\" tha ai.

Dijsselbloem shtoi se lajm pozitiv është se kornizat fiskale janë forcuar në pothuajse të gjitha vendet anëtare të Eurozonës.

Parashikimi për pranverën i Komisionit Europian ka treguar përmirësime të dukshme, tha ai, duke theksuar se ka nisur rritja në mbarë kontinentin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)