Dijsselbloem kërkon shtimin e investimeve
Bruksel, 14 tetor - Kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem tha të hënën në Luksemburg se vendet anëtare duhet të përmbushin sa më parë politikat e investimeve për të zgjidhur dilemën e rritjes së ulët në Europë.
Dijsselbloem tha pas takimit të ministrave të Financave të Eurozonës se është rënë dakord që shtimi i investimeve mund të konsolidojë rimëkëmbjen afatshkurtër si dhe është në favor të përmirësimit të strukturës ekonomike.
Vendet anëtare të Eurozonës do të marrin masa konkrete për nxitjen e investimeve, duke nxitur rritjen ekonomike dhe shtimin e punësimit.
Lidhur me fondet për shtimin e investimeve, Dijsselbloem nënvizoi se tani s\'mund të përdoret fondi i ndihmës (Mekanizmi Europian i Stabilizimit), përveç rishikimit të rregullave përkatëse.