16 Janar 2025

Digjitalizohen arkat e pagesave në Komunën e Mitrovicës

Mitrovicë, 11 janar - Me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës dhe disiplinës financiare, Drejtoria për Financa dhe Zhvillim Ekonomik e Komunën e Mitrovicës ka digjitalizuar pagesat që bëhen përmes arkave në komunë.

Komunarët thonë se është bërë një punë e mirë që ka shkurtuar edhe procedurat dhe kohën si për stafin ashtu edhe për qytetarët.

Drejtori i kësaj drejtorie, Rrustem Abiti, theksoi se qëllimi i digjitalizimit të dy arkave  është ofrimi i një shërbimi më të shpejtë dhe më të mirë për qytetarët si dhe shkurtimin e kohës së pritjes.

“Është fjala për një softuer të digjitalizimit të arkave të qarkullimit të parave në Komunë e Mitrovicës. Ne i kemi momentalisht dy arka ku bëhen pagesat e obligimeve të qytetarëve ne kesh para. Ka qenë një metodë e vjetër e inkasimit të këtyre parave përmes notesëve të ndryshëm dhe ne jemi ndër të parët që kemi bërë digjitalizimin e këtyre  arkave”.

Drejtori Abiti, tha se ky projekt ka ndikuar edhe në kursimin e mjeteve, meqë nuk përdoren faturat dhe notesët sikur me tani.

“Ne kemi arritur që me këtë investim të bëjmë edhe kursim financiar meqë vetëm me pagesë përmes këtyre notesëve gjatë ditës na shkonin diku 7 ose 8 notesë që kushtojnë afër 10 euro, ndërsa sot përmes këtij investimi për tri javë shpenzojmë vetëm 1 euro”.

Zyrtarët komunalë në Mitrovicë, thonë se me këtë lloj sistemi do të lidhen edhe zyret lokale që funksionojnë jashtë objektit komunal, si në Bare, Tunel të Parë etj.

Gjithashtu sipas, në sistemin digjital të pagesave do të integrohet edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)