Diaspora, faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik
Prishtinë, 5 shkurt - Diaspora kosovare konsiderohet faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës. Brenda një viti mërgimtarët dërgojnë mbi 500 milionë euro. Por dërgesat e tyre në masën 97 për qind përdoren për konsum.
Me qëllim që ato mjete të orientohen në investime, nevojitet angazhim i përbashkët i institucioneve dhe organizatave të biznesit, si dhe përmirësimi i kushteve për investimeve.
Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga ministria e Diasporës dhe Instituti Riinvest, ku u prezantua edhe një hulumtim dhe analizë për tërheqjen e investimeve nga diaspora, të hartuar nga hulumtuesit e Riinvestit.
Ministri i diasporës, Ibrahim Makolli, tha se qëllimi i hulumtimit është që të analizohet legjislacioni, të identifikohen pengesat, por edhe mundësitë e investimeve nga diaspora.