Diaspora bullgare dërgon 1,5 miliardë euro në vit
Sofje, 18 dhjetor - Qytetarët bullgarë, të cilët jetojnë në botën e jashtme, gjatë 12 muajve të kaluar kanë dërguar në shtëpi rreth 1,5 miliardë euro, lajmëroi Banka Popullore e Bullgarisë (BPB).
Bullgaria me këto mjete dhe me të ardhurat nga turizmi, kryesisht e financon saldon negative tregtare dhe i pastron kamatat dhe pjesën kryesore të borxhit të jashtëm të shtetit.
Sipas BPB-së, Bullgaria në tetor e ka financuar Bashkimin Evropian me 8,7 milionë euro.
Ndryshe, të ardhurat e Bullgarisë nga subvencionet dhe eurofondet arrinin 42,2 milionë euro, derisa shpenzimet, në të cilat është përfshirë edhe anëtarësia në BE, arrinte 50,9 milionë euro.