Diamanti i gjetur në Afrikën e Jugut u vlerësua në 20 milionë $
Johanesburg, 23 janar - Në Afrikën e Jugut kanë gjetur një diamant blu, i cili është vlerësuar paraprakisht në 15-20 milionë $. Për këtë shumë, sipas mendimit të ekspertëve, guri i çmuar do të shitet në ankand.
Pesha e elmazit është 29.6 carats, ai ka formën e një lende dushku (lisi) dhe është një nga ekzemplarët më të mrekullueshëm të diamantit blu.
Ky zbulim u bë në minierën Petra Diamonds në afërsi të Pretorias, ku disa muaj më parë u gjet një gur i çmuar pak më i lehtë se ky i tanishëm (25.5 carats). Ai u shit për 16.9 milionë $.
Si rregull, shumica e diamanteve përpara se ti nënshtrohen përpunimit nga ana e argjendarëve kanë ngjyrë të verdhë ose kafe. Zbulimi i diamanteve me ngjyra të pazakonta, të tilla si blu, e gjelbër ose rozë, konsiderohet si një fat, sukses i madh.