Dialogimi dhe partneriteti garancë e funksionimit të KES
Prishtinë, 25 prill - Kryetari i OEK-ut z. Safet Gërxhaliu së bashku me Kryetaren e sapozgjedhur të Këshillit Ekonomiko Social të Kosovës, znj. Zineta Daci u takuan me z. Jaap Wienen, Drejtor Gjeneral i Institutit Union Confederation si dhe z. Haxhi Arifi nga BSPK.
Në takim u diskutua bashkëpunimi i OEK-ut si përfaqesues i punëdhënësve në Kosovë me Partneret Social në Kosovë (MPMS dhe BSPK).
Z. Wienen e informoi Kryetarin e OEK-ut z. Gërxhaliu për aktivitetet që i zhvillon organizata të cilës ky i takon, i informoi se në organizatën botërore të punës janë të antarësuara 157 milion antarë në të gjitha kontinentet e botës si dhe 315 konfederata sindikale.
Për këtë organizatë nuk është me rëndesi a është antare e OKB së por është me rëndesi të kyqen të gjitha organizatat sindikale në organizatën botërore.
Kryetari i OEK-ut z. Safet Gërxhaliu e falenderoi z. Wienen për vizitën që i bëri OEK-ut sot dhe shprehi gadishmërinë për bashkëpunim dhe bashkëveprim të Partnerëve Social si dhe me të gjitha simotra në Bruksel dhe Zhenevë.
Kryetari z. Gërxhaliu e informojë poashtu rreth akivitetet e OEK-ut si dhe biseduan mbi gjendjen Ekonomiko Sociale ne Kosovë ku poashtu shfrytëzoi rastin që ti ftojë investorët e huaj të vizitojnë Kosovën dhe të hulumtojnë partner vendorë.
Të dy palët pajtuan që duhet të inicohen projekte të ndryshme nga sfera e Dialogut Social në Kosovë nga Brukseli.
Znj. Daci, si përfaqesuese e sapo zgjedhur e KES-it, theksoi se do të angazhohet që sa më parë të aprovohet dhe të nëshkruhet Marrëveshja e Përgjithëshme Kolegtive e Kosovës, poashtu shprehi gadishmerinë se OEK-ut është i gatshëm që së bashku me Partnerët Social në Kosovë të merr pjesë në Kuvendin vjetorë të ILO-së i cili do të mbahet në fillim të muajit Qershor në Zhenevë.