15 Nëntor 2024

Dhuro 1 euro, kontribo edhe ti në pastrimin e Kosovës

Prishtinë, 13 maj - Iniciativa \"Ta Pastrojmë Kosovën\", bashkë me operatorët mobil “Vala” dhe “Z Mobile”, në një konferencë për media të mbajtur sot kanë lansuar kampanjën për mbështetje financiare të fushatës në mbrojtje të mjedisit.

Nga sot, qytetarët mund ta mbështesin financiarisht fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën” me vetëm një euro, duke dërguar mesazh në numrin “55244” në Vala apo Zmobile.

Kjo ndihmë financiare nga ana e qytetarëve, do të ndihmojë fuqizimin e fushatës për pastrimin e mjedisit, e cila ka kosto, duke pasur parasysh shpenzimet që bëhen për sigurimin e thasëve, dorëzave e shpenzimeve të tjera ditore për vullnetarët, të cilët janë pjesë e aksionit.

Gjatë gjithë kohës ne do të jemi transparent, ku çdo muaj do të publikojmë fondet e grumbulluara nga kontributi i qytetarëve.
Përveç ndihmës së qytetarëve, fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” ka nevojë edhe për mbështetje institucionale, prandaj institucionet duhet të anazhohen në aktivitete të tilla.

Po ashtu, Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” është në fazën finale të organizimit të aksionit të 24 majit, në të cilin do të pastrohen 200 deponi ilegale gjithandej territorit të Kosovës.

Gjatë konferencës së sotme, përveç lansimit të kampanjës dhe prezantimit të strategjisë së 24 Majit, është bërë edhe lansimi i një videoje promovuese, në të cilën është pasqyruar gjendja aktuale e mjedisit në Kosovë.
Për dallim prej viteve të tjera, njoftojmë qytetarët që këtë vit fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” do të vazhdojë edhe pas 24 majit.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)