Dhoma e Posaçme lejon likuidimin e Kooperativës Bujqësore Visoqa
Prishtinë, 19 tetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar një Aktvendim të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes së cilit lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për GJI143 Kooperativa Bujqësore Visoqa, me seli në Budrikë të Epërme komuna e Vitisë.
Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) për aprovim të Raportit Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këtë Kooperativë Bujqësore (KB), ndërsa Dhoma e Posaçme përmes Aktvendimit e ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit edhe për KB-në e lartcekur.
Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 21 ditë për ndonjë ankesë eventuale ndaj këtij aktvendimi dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të procesit të likuidimit për këtë subjekt Agjencia do ti dërgoj te institucionet relevante ashtu siç parashihet me Ligjin për AKP-në.