15 Nëntor 2024

Dhjetëfishohet tarifa e ankesës në Gjykatën e Tenderëve

Prishtinë, 11 mars - Komisioni Rregullativ i Prokurimit ka vendosur rregulla të reja për ankesat që operatorët ekonomikë kanë për proceset e prokurimit.

Për herë të parë është bërë dyshkallshmëria e ankesave për tender.

Në shkallën e parë operatorët ekonomikë mund të bëjnë kërkesën për rishqyrtim tek autoritetet kontraktuese.

Nëse nuk pajtohen me përgjigjen e autoriteteve kontraktuese në kërkesën për rishqyrtim, operatorët mund të ankohen në shkallën e dytë që është Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Përveç kësaj, KRPP-ja ka bërë edhe një ndryshim tjetër substancial. E ka shtrenjtuar taksen për ankesën e bërë në OSHP. Nga 500 euro fiks sa është tash, pritet të bëhet deri në 5 mijë euro. /koha.net

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)