Dhjetë milion euro për rimëkëmbjen ekonomike të komunave
Prishtinë, 24 gusht - Zëvendës kryeministri dhe Ministri I Pushtetit Lokal Goran Rakić, në prani të Kryeministrit Hoti, Ministrit të Shëndetësisë, Ministrit të Arsimit dhe Kryetarëve të komunave, në një takim të organizuar për të diskutuar për situatën e shkaktuar nga virusi COVID 19, foli për mbështetjen e komunave për rimëkëmbjen ekonomike.
Pas shqyrtimit të situatës me korona virusin në Kosovë dhe në mbarë botën, Ministri Rakić prezantoi aktivitetet e MPL-së gjatë pandemisë, si dhe planet për të ardhmen.
Duke folur për ndihmën dhe përkrahjen për komunat, përveç shumë projekteve që janë në fazën e zbatimit, Ministri theksoi projektet që zbatohen perms skemës së granteve për performance komunale, ku 4.9 milion euro u ndanë nga MPL-a dhe qeveria e Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë. Ai theksoi gjithashtu, rëndësinë e projekteve nga Programi për Zhvillimin e Infrastrukturës Socio-Ekonomike dhe Bashkëpunimit Ndërkomunal në vlerë prej 573,347.00 euro, si dhe projekti "Komuna për Rininë" të financuar nga Qeveria Japoneze perms Bankës Botërore në vlerë prej 3 milion.
Në fund të prezantimit të tij, Ministri foli për Planin e Qeverisë për Rimëkëmbjen ekonomike: "Në lidhje me aktet e fundit të miratuara nga Qeveria, pra vendimin Nr. 01/23 për miratimin e Planit të Zbatimit të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, Ministria mori përsipër përgjegjësinë për zbatimin e detyrimeve nga ky proces. Në këtë drejtim, 10 milion € do të ndahen për komunat për të menaxhuar situatën e krijuar nga pandemia COVID 19, si dhe 29 milion € për të mbështetur komunat. Për më tepër, në përputhje me kërkesën e Zyrës së Kryeministrit, Ministria ka përgatitur propozime për projeksion investimesh në projektet e infrastructures në nivelin local për periudhën pesëvjeçare 2021-2025, në vlerë prej 58,388,098.23 euro ”, theksoi Rakić.
Në fund, Ministri Rakić falënderoi të gjithë për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm dhe në të njëjtën kohë shprehu përkushtimin e tij në luftën kundër virusit, duke shpresuar sinqerisht kthim në një jetë normale pa pandemi, sa më shpejt që të jetë e mundur.