17 Nëntor 2024

Dhjetë këshille rinore të themeluara me ndihmën e BE-së

Prishtinë, 3 dhjetor - Dhjetë këshille të rinjsh lokalë, të organizuar mirë, dhe mbi 200 të rinjë që kanë mësuar se si ta ngrisin zërin e tyre në mënyrë institucionale dhe se si të propozojnë ndryshime ligjore janë rezultat i grantit dy-vjeçar të financuar nga BE, “Kapaciteti rinor dhe veprimi për ndryshim”.

Avancimi i të rinjve në zonat rurale në Klinë, motoja “molla në vend të duhanit” në Vushtrri, jeta e shëndetshme përmes një palestre të hapur në Graçanicë, rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në punë vullnetare në Lipjan, mundësitë e punësimit në Pejë, janë disa prej aktiviteteve konkrete të të rinjve që janë zhvilluar në komunitetet lokale.

Vlora Krasniqi, një prej të rinjve të përfshirë në projektin në Vushtrri tha: “Kam mësuar dhe krijuar përvojë në të shkruar dhe në implementimin e iniciativave të të rinjëve dhe mendoj se kam fituar shumë shkathtësi në komunikim. Po ashtu ndjej se jam më e motivuar dhe në gjendje që të avokoj për çështjet e të rinjve në Vushtrri”. 

Ky projekt është implementuar në 10 komuna: Malishevë, Pejë, Rahovec, Ferizaj, Vushtrri, Gracanicë, Mamushë, Novobërdë, Lipjan, dhe Klinë. Të rinjtë nga këto zona janë trajnuar në aftësi avokimi, përdorim të medieve sociale në avokim, menaxhim të projekteve dhe zhvillim organizativ.

\"Këshillet lokale të veprimit rinor janë bërë një palë e rëndësishme interesi në zhvillimin e politikave. Të po asaj rëndësie janë edhe partneritetet që ata kanë krijuar me departamentet e tyre komunale të të rinjve, të cilët u kanë mundësuar të zhvillojnë bashkërisht Planet e veprimit rinor lokalë, partneritetet që po ashtu do t’u mundësojnë atyre mbajtjen e takimeve konsultative me politikëbërësit në të ardhmen”, tha Christof Stock, Shefi për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë/PSBE.

Drejtori Operativ i World Vision, Philip Harris, ka theksuar disa prej ndryshimeve që janë bërë të mundura përmes këtij projekti. “Para intervenimit, shumica e këshilleve rinore të synuara ishin të dobëta ose joaktive, derisa është shënuar një rritje e aktiviteteve vullnetare dhe të avokimit që nga nisja e këtij projekti. Sot, këto këshille kanë më shumë anëtarë të rinj të komunitetit, të cilët janë të gatshëm të marrin pjesë në ngjarje, qoftë vullnetarisht ose përmes mbështetjes”, tha ai.

Ky projekt ka nisur para dy vjetësh me një buxhet rreth 200,000 €. Ai është financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga “Austrian Development Cooperation” (Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim), dhe implementuar nga World Vision, në partneritet me “Students Helping Life” në Kosovë (SHLK), “Center for Peace and Tolerance” (Qendrën për paqe dhe tolerancë) dhe me partnerin Këshillin Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)