Deutsche Bank në krizë
Berlin, 1 gusht - Një nga bankat më të mëdha europiane Deutsche Bank nuk u ka shpëtuar pasojave të krizës financiare.
Grupi bankar gjerman njoftoi se për tremujorin e dytë të vitit një humbje të fortë të të ardhurave neto në kuotën e 661 milionë eurove kundrejt fitimeve prej 1,2 miliardë euro të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas drejtuesve të bankës Deutsche Bank po paguan zgjatjen e krizës dhe efektet e saj mbi borxhin sovran në Eurozonë si dhe besimin e investitorëve, ndërsa humbja lidhet me performancën e dobët të monedhës euro kryesisht në kostot e larta të personelit si dhe të shpenzimeve të tjera lidhur me aktivitetin në Britaninë e Madhe dhe SHBA.
Në muajt e fundit banka ka reduktuar ekspozimin ndaj borxhit spanjoll, por në të njëjtën kohë ka shtuar ekspozimin ndaj titujve shtetëror italian.
Rezultatet negative të tremujorit të dytë të vitit e kanë detyruar bankën më të madhe gjermane të reduktojë 1900 vende pune në nivel botëror. Ky vendim do të përfshijë kryesisht sektorin e investimeve me heqjen 1500 punonjësve.
Kjo lëvizje bën pjesë në planin e reduktimit të kostove prej 3 miliardë eurosh në vit. Në nivel global Deutsche Bank ka mbi 160000 punonjës.