Deutsche Bank e mbyll 2015-n me 6,7 miliardë euro humbje
Berlin, 22 janar - Banka më e madhe gjermane Deutsche Bank njoftoi se për vitin 2015 pret një humbje në vlerë prej 6.7 miliardë euro, krahasuar me fitimin neto prej 1.69 miliard euro për vitin e mëparshëm.
Deutsche Bank njoftoi se për vitin 2015 pret një humbje në vlerën 6.7 miliardë euro, krahasuar me fitimin neto prej 1.69 miliard euro të vitit të mëparshëm.
Banka më e madhe e Gjermanisë për një humbje të tillë kaq të madhe si fajtor më të madh ka karakterizuar numrin e madh të ankesave dhe padive.
Në një njoftim të papritur të mërkurën Deutsche Bank vuri në dukje se në tremujorin e katërt të vitit 2015 raportoi një humbje neto prej 2.1 miliardë euro, nga të cilat 1.2 miliard kishin shkuar për shpenzimet e procesit gjyqësor.
Vitin e kaluar në tremujorin e katërt Deutsche Bank (DB) realizoi fitim prej 441 milionë euro.
Vitin e kaluar, kostoja e padive kishte arritur në 5.2 miliardë euro, ndërsa ristrukturimi dhe kompensimet shtesë llogariten një miliard euro.
Raporti i keq katastrofik në biznesin e vitit 2015 paraqet një goditje të madhe për Drejtorin e Përgjithshëm, John Cryan, i cili ka premtuar se do të bëjë kthesë në biznesin e Deutsche Bank, pas një sërë gabimesh të bëra.