16 Nëntor 2024

Deutsche Bank duhet të paguajë 258 milionë dollarë dem SHBA-së

Berlin, 5 nëntor - Banka gjermane \"Deutsche Bank” duhet të paguajë një dëm prej 258 milionë dollarësh ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkelje të embargos ekonomike të imponuar nga SHBA-ja në Iran dhe në Siri, njoftuan autoritetet amerikane.

“Subjekti nuk kishte masat e nevojshme dhe procedurat e mjaftueshme për të siguruar se veprimtaritë e tij të kryera jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin në përputhje me regjimin e sanksioneve amerikane”, u shpreh në një komunikatë Rezerva Federale (FED) e cila po kryeson hetimet së bashku me rregullatorin e shërbimeve financiare të Nju Jorkut (DFS).

”Në total, banka gjermane ka kryer 27 200 operacione në dollarë me një vlerë prej më shumë se 10,86 miliardë dollarë nga viti 1999 deri në 2006 për llogari të institucioneve financiare dhe entiteteve iraniane, libiane, siriane, birmaneze dhe sudaneze, edhe pse nën embargon amerikane”, pohojnë të dy rregullatorët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)