16 Janar 2025

Detroiti zhytet në krizë të thellë ekonomike

Detroit, 15 mars - Guvernatori i shtetit amerikan të Michigan-it ka caktuar një avokat si menaxher emergjent i qytetit të trazuar financiarisht të Detroitit.

Emërimi i Kevyn Orrit bën që financat e Detroitit, qytetit më të madh amerikan, të vendosen nën mbikëqyrjen e shtetit.

Detroiti, dikur qendër e industrisë së automjetve, ka tash një deficit buxhetor prej 327 milionë dollarësh dhe borxhe prej 14 miliardë dollarësh.

Qyteti ka një papunësi prej 18. 2 për qind, që është dyfishi i papuënssë së SHBA-së në nivle kombëtar.

Orr ka mbikëqyri ristrukturimin e kompanisë automobilistike të Detroitit Chrysler gjatë procedurave të falimentimit në vitin 2009.

Ai do të ketë autoritetin për të punësuar dhe pushuar punëtorët, për të rinegociuar kontratat e punës, dhe të shesë asetet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)