27 Janar 2025

Dështon programi tatimor i Greqisë

Athinë, 30 dhjetor - Instituti studimor dhe hulumtues “Kapa” bënë të ditur se dy e treta e grekëve besojnë se kryeministri grek Antonio Samaras ka dështuar në politikat fiskale dhe të tatimeve.

Ky sondazh publikohet në kohën kur katër bankat më të mëdha tregtare në Greqi kanë nevojë edhe për një prurje shtesë kapitali prej 36 miliardë $ për të vazhduar veprimtarinë e tyre. Kjo është deklaruar nga Banka Qendrore e vendit.

Bankat komerciale janë ndër bartëset më të mëdha të obligacioneve të qeverisë greke, vlera e të cilave ka rënë ndjeshëm për shkak të krizës ekonomike në vend.

Në mes të dhjetorit BE-ja aprovoi dhënien Greqisë të këstit të radhës të ndihmës financiare prej gati 50 miliardë euro.

Pagesa e tij do të bëhet me disa etapa: 34.3 miliardë euro vendi do t’i marrë së shpejti, në ditët e ardhshme, pjesa e shumës që mbetet do të paguhet në tremujorin e parë të vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)