15 Nëntor 2024

Dështojnë bisedimet mes qeverisë greke dhe kreditorëve

Athinë, 27 prill - Bisedimet mes qeverisë greke dhe kreditorëve nuk kanë arritur ndonjë progres të dukshëm.

Zëdhënësi i kreut të Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem tha se mbledhja e ministrave të Financave të Eurozonës është shtyrë për të enjten.

Sipas njoftimeve, mbledhja do të mbahet më 3 maj, ku do të shqyrtohet problemi i borxhit dhe plani i përmirësimit për të ardhmen.

Aktualisht, bisedimet midis qeverisë greke dhe kreditorëve kanë ngecuar pasi palët kanë mosmarrëveshje lidhur me raportin e vlerësimit.

Ndërkohë, Eurozona dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar thanë javën e kaluar se nëse Greqia nuk mund të realizojë rritjen prej 3.5% në vitin 2018, atëherë qeveria greke duhet të pakësojë shpenzimet financiare me 3.6 miliardë euro.

Për këtë, palët ende nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)