18 Nëntor 2024

Dështimi i shitjes së PTK-së, prish imazhin e Kosovës

Prishtinë, 16 qershor - Dështimi i shitjes së PTK-së, ka bërë që të prishet imazhi i Kosovës dhe investitorët e huaj ta shikojnë Kosovën me një sy tjetër. Kështu është thënë në konferencën, në të cilën është prezantuar Indikatori matës për bizneset i bërë nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se nuk duhet që të jemi të kënaqur për investimet gjermane. “Gjermania e ka përkrahur Kosovën që nga paslufta, andaj duhet që të punohet më shumë që të rriten investimet gjermane”, ka theksuar ai.

Edhe zëvendësambasadori gjerman në Kosovë, Mathias Kiesler, ka bërë më dije se mosprivatizimi i PTK-së, ka bërë që biznesi gjerman të krijojë hamendje për investime në Kosovë.

Sipas tij, edhe imazhi i Kosovës, në përgjithësi nuk është i mirë. “Është shumë me rëndësi që të ndërtohet imazhi i përgjithshëm i Kosovës. Investimet gjermane janë rritur në Kosovë, kryesisht duke iu falënderuar lidhjeve personale që kanë bizneset kosovare me ato në Gjermani.

Megjithatë në disa momente duhet të kthehem nga e kaluara. Çështja e privatizimit të PTK-së dhe çështja e dështimit të këtij privatizimi, është një sinjal i cili mund t’i shqetësojë edhe investitorët tjerë. Mirëpo jam i vëmendshëm dhe konsideroj se nga ky pësim, do të mësohet diçka për të ardhmen”, ka deklaruar ai.


Sipas Indikatorit në tremujorin e parë të vitit 2014, përqindja  e bizneseve, që e konsiderojnë situatën aktuale ekonomike të pakënaqshme, ka shënuar rritje krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013. Ky vlerësim i Odës Ekonomike të Kosovës, ndër të tjera, ka treguar se situata e bizneseve kosovare është përkeqësuar në tremujorin e parë të vitit 2014.

“Rreth 60 për qind e bizneseve presin që punësimi të mbetet i njëjtë, derisa mbi 37 për qind e bizneseve presin që punësimi të rritet në tre muajt e ardhshëm”, është thënë në Indikatorin matës të bizneseve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)