19 Nëntor 2024

Dërgesat nga diaspora, mbi 272 milionë euro për gjashtë muaj

Prishtinë, 30 shtator - Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka publikuar statistikat e sektorit të jashtëm, ku deficiti i llogarisë rrjedhëse në ketë pjesë shënoi vlerën 147.6 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak deficiti ka qenë më i lartë për 5.8 milionë euro.

“Kontribuuesi kryesor i deficitit të llogaris rrjedhësembetet kategoria e mallrave(bilanci tregtarë në mallra) që në gjysmën e parë të vitit 2013 arriti vlerën 923.7 milionë eurodhe kishte një nivel të njëjtë me atë të vitit.

Në anën tjetër, kontribuuesit kryesorë në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse janë transferët rrjedhëse (563.3 milionë euro), shërbimet (137.9 milionë euro) dhe të ardhurat (74.9 milionë euro)”.

Në kuadër të transfereve rrjedhëse, remitencat në gjysmën e parë të vitit 2013 shënuan vlerën prej 272.4 milionë euro, 4.2 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2012. Investimet e huaja direkte (IHD) si një ndër komponentët me peshën më të madhe në kuadër të llogarisë financiare, në gjysmën e parë të vitit 2013 kanë shënuar rritje të theksuar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“IHD-të në gjysmën e parë të vitit 2013 arritën vlerën neto prej 143.9 milionë euro. Rritjes së investimeve i ka kontribuar më së shumti privatizimi shpërndarësit të energjisë elektrike (KEDS), pastaj rritja e investimeve në patundshmëri si dhe rritja e investimet të kompanive ekzistuese. Investimeve në letra me vlerë të jorezidentëveishin 135.2 milionë euro dhe krahasuar me vitin paraprak ishin për dy herë më të larta”.

Sipas BQK-së, Kosova vazhdon të jetë neto kreditor ndaj pjesës tjetër të botës. Krahasuar me tremujorin paraprak, asetet e jashtme neto nuk kanë pasur ndonjë ndryshim të rëndësishëm dhe mbeten në nivelin prej 3.85 miliardë euro. Në anën tjetër, detyrimet janë rritur për 3.6 për qind dhe duke shënuar vlerën prej 3.57 miliardë euro.

”Rritjes së detyrimeve të huaja më së shumti i ka kontribuar rritja e investimeve të huaja në Kosovë dhe rritja e kredive tregtare. Kosova vazhdon të regjistrojë bilanc neto pozitiv të pozicionit të investimeve ndërkombëtare i cili në fund të tremujorit të dytë të vitit 2013 ishte 281.7 milionë euro”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)