18 Nëntor 2024

Deputetja Margarita Kadriu përkrah familjet e varfra

Prishtinë, 16 gusht - Tri familje skamnore i janë gëzuar ndihmës të ofruar nga deputetja Margarita Kadriu. Ish -ushtari i UÇK –së, Lavdim Muriqi nga Peja, Makfire Selmani nga Prishtina dhe Agim Hoxha nga Drenasi, të çilët jetojnë në kushte të rënda ekonomike, ndërsa kanë falënderuar deputeten Margarita Kadriu, kanë bërë apel që edhe politikanët e tjerë të mendojnë për qytetarët, për ata që nuk kanë as bukë në tavolinë

Në fushata elektorale, premtimet që vijnë nga politikanët, në parim, janë shumë shpresëdhënëse, ndërsa në praktikë, një pjesë e madhe e tyre, nuk realizohen. Por jo çdo herë ndodh kështu.

Tabunë politikanë –premtime të pambajtura, e ka thyer deputetja e Kuvendit të Kosovës, zonja Margaria Kadriu, e çila, pas zyrtarimit si deputete, ka nisur të vërë në zbatim premtimet e dhëna gjatë fushatës.

Ndonëse legjislatura e re e Kuvendit ende nuk ka proçeduar ashtu siç parashikohej, deputetja Kadriu e ka gjetur mundësinë për të qenë afër qytetarëve dhe halleve të tyre në një tjetër formë. Dhënia e pagës mujore si deputete për familjet e varfra ka qenë ky hapi i parë i zonjës Kadriu, gjë që dëshmon jo vetëm humanizmin, por dhe për një frymë të re, të emançipuar, që i qaset politikës kosovare.

Kështu, tri familje ta varfra, nga rajone të ndryshme të Kosovës, i janë gëzuar ndihmës së ofruar nga deputetja Margarita Kadriu, me të çilën kanë ndarë hallet dhe shqetësimet e tyre nga afër.

“Më 8 qershor ju më votuat për të qenë zëri juaj, në Kuvendin e Kosovës. Duke marrë parasysh faktin, se për arsye tanimë të njohura nga të gjithë, Kuvendi i Kosovës ende nuk e filloi punën, ashtu siç është dashur, pasi brenda këtij muaji, nuk kam arritur të bëj punën time si deputete në Kuvendin e Kosovës, pagën e parë nga Kuvendi i Kosovës, do t’ ua shpërndaj disa familjeve në nevojë”, është shprehur deputetja Kadriu, njëherësh edhe nënkryetare e PDK –së.

Pas 25 vjetësh merr ndihmën e parë nga një deputete

Makfire Selmani, nga lagjja “Bregu i Diellit” në Prishtinë, jeton në kushte të rënda ekonomike, soçiale dhe shëndetësore. Që prej 25 vjetësh, me burrin dhe me fëmijë të sëmurë, është endur rrugëve të Prishtinës, për të siguruar bukën e përditshme.

Që prej 25 vjetësh ajo nuk ka marrë ndihmë nga askush, madje as nga instituçionet shtetërore, të çilat kanë përgjegjësi për t’u kujdesuar për qytetarët e tyre. Lajmi se dikush ishte ofruar për ta ndihmuar dhe konkretisht deputetja Margarita Kadriu, i ka dhënë shpresë familjes Selmani, për të vijuar më tej jetën.

“Tashmë 25 vjet jetoj në kushte katastrofale. Nuk na është afruar njeri për të më ndihmuar. E falënderoj zonjën Kadriu që është ofruar për të më ndihmuar, se kush është prind duhet ta kuptojë situatën në të çilën ndodhem. Njëqind herë ne mbesim pa bukë”, është shprehur ajo e përlotur. Në këto rrethana , deputetja Kadriu shpreson që të zgjidhet sa më shpejt, ngërçi i krijuar politik, në mënyrë të tillë që ta japë ndihmën e saj edhe në forma të tjera, duke u bërë zëri i këtyre familjeve në Kuvendin e Kosovës.

“Qytetarët kosovarë më 8 qershor dhanë verdiktin e tyre, andaj ne duhet sa më shpejt të fillojmë punën për zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe hapje të reja të vendeve të punës”, ka thënë deputetja Kadriu .

 

Agim Hoxha: Shpresojmë të kemi me shumë politikanë si zonja Kadriu

Ish -përkthyesi nga Drenasi, Agim Hoxha, të çilin rrethanat e jetës e kanë sjellë në ditën ky kryefjalë është kriza ekonomike dhe varfëria, tregon se nuk i ka ndodhur më parë që një politikan të kujtohet për familjen e tij apo për familje të tjera të varfëra.

“Nuk më ka ndodhur ndonjëherë të marr ndihmë nga ndonjë politikan. Përkundrazi, unë u kam ndihmuar atyre duke ua dhënë votën. Veprimi që ka bërë deputetja Margarita Kadriu është një veprim tejet human dhe për këtë e falënderoj, pasi jam në krizë me të vërtetë. Në një kohë unë e kam ndihmuar Kosovën, kur kam qëndruar në perëndim 24 vjet, por tani kam mbetur keq”, thotë Hoxha, duke shtuar se, edhe pse fëmijët i ka të rritur dhe të arsimuar, nuk ka mundur t’i punësojë.

Sipas tij, do të kishte qenë më mirë po të kishte pasur më tepër politikanë si zonja Margarita Kadriu.

“E kam mirëpritur lajmin se zonja Kadriu po më ofrinte ndihmë, pasi unë kam dhënë njëherë për Kosovën, por që prej 15 vjetësh jam larguar nga perëndimi dhe gjërat kanë dështuar. Më vjen keq që nuk ka më shumë raste si zonja Margarita Kadriu”, ka thënë Agim Hoxha nga Drenasi.

Gëzim për 6 fëmijët e familjes Muriqi

Lavdim dhe Ronita Muriqi nga Peja janë prindërit e gjashtë fëmijëve të mitur, ku më i madhi është 13 vjeç dhe më e vogla 3 vjeçe. Ata jetojnë me një përkrahje soçiale prej 95 eurosh në muaj.

Ndërkaq, pjesën më të madhe të këtyre parave e shpenzojnë për ilaçe. Kryefamiljari, Lavdim Muri, e la Gjermaninë dhe erdhi t‘i dalë zot vendit, përgjatë luftës.

Ai u rreshtua në radhët e UÇK-së në bjeshkët e Rugovës në vitin 1998, kurse tani jeton në kushte të vështira. Bashkëshortja e Lavdimit, Ronita, tregon për jetën e vështirë që bëjnë duke e ndërlidhur dhe me lajmin e gëzueshëm të ndihmës së dhënë nga deputetja Margarita Kadriu.

“ Të vështirë e kemi jetën. Ne të dy, burrë e grua, jemi të sëmurë, kemi kaluar operaçione dhe asnjëri prej nesh nuk është i aftë për punë. Besa, nganjëherë fëmijët po flenë pa ngrënë. Nuk na ka ndodhur ndonjëherë, që një politikan të na ofrojë ndihmë, kurrë. Kur iu kam thënë atë ditë fëmijëve, se na kanë thirrur për të na ndihmuar dhe se dikush po vjen për të na ndihmuar, janë gëzuar aq shumë, saqë nuk kanë ngrënë prej gëzimit”, ka thënë ajo e përlotur.

“Ne nuk e kemi njohur nga afër deputeten Margarita Kadriu, e kemi dëgjuar vetëm në media, por e falënderojmë shumë. Duhet që edhe politikanë të tjerë si znj. Kadriu të mendojnë për qytetarin, për atë që nuk ka. Deri më sot nuk është paraqitur askush që të na ndihmojë”, ka shtuar Ronita, nënë e 6 fëmijëve të mitur.

(KOSOVA SOT)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)