18 Nëntor 2024

Deputetët shpenzojnë 69 mijë euro veç për mëditje

Prishtinë, 2 mars - Deputetët e Kuvendit të Kosovës për një vit, prej janarit të vitit të kaluar, kanë bërë shpenzime të mëdha në dreka zyrtare, telefona, udhëtime jashtë vendit si dhe mëditje.
 
Sipas dokumentit të shpenzimeve që e ka siguruar “Kosova Sot”, vetëm për dreka ata kanë shpenzuar më shumë se 107 mijë euro, ndërsa për telefona 84 mijë euro.
 
Shpenzimet vazhdojnë me mëditje. Sipas dokumentit kuvendi ka shpenzuar plot 69 mijë euro veç për mëditje për të vazhduar më pas me 6 mijë erru për akomodim brenda Kosovës. Për udhëtime zyrtare janë shpenzuar 31 mijë e 910 euro.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)