Deputetët përfitojnë edhe 25 mijë euro brenda viti
Prishtinë, 5 mars - Përveç pagës mujore rreth 1500 euro, benificioneve të shumta që gëzojnë deputetët e Parlamentit të Kosovës për udhëtime zyrtare ata përfitojnë edhe 25 mijë euro brenda një viti.
Paga bazë e një deputeti të Kuvendit të Kosovës pa e llogaritur punën në komisione arrin në 1 mijë e 488 euro, ndërkohë që paga mesatare në Kosovë është 250 euro.
Luksin që gëzojnë parlamentarët e Kosovës, në shtetin më të varfër në Evropë nuk e gëzojnë as kolegët e tyre nga Britania e Madhe të cilët nuk marrin më shumë se dyfishin e pagës mesatare, por as ata nga vendet e rajonit (Maqedonia, Shqipëria), të cilët paguhen me trefishin e pagës mesatare, raporton Zëri.
Përveç pagës bazë, punës në komisione, mbushjeve të telefonave me nga 30 euro në muaj, secili deputet merr edhe nga 5 euro tjera për çdo ditë punë, por edhe kompensohen për shpenzimet e rrugës.