Deputetët gjermanë skeptikë për programin e shpëtimit për Greqinë
Berlin, 19 gusht - Kancelarja gjermane Angela Merkel po punon për të sheshuar mosmarrëveshjet brenda partisë së saj për programin e tretë të shpëtimit të Greqisë.
Klaus Willsch, deputet gjerman i partisë Kristian Demokratike të Merkel-it.
\"Unë do të votoj \'jo\'. Arsyeja e rëndësishme për njerëzit e partisë time që menduan se mund të justifikojnë një paketë të tretë shpëtimi do të funksionojë, nuk funksionon më, sepse FMN-ja është jashtë.\"
\"FMN-ja është jashtë sepse mendon Greqia nuk ka qëndrueshmëri të mjaftueshme për të paguar borxhin.\"
Nga ana tjetër, Merkel po përpiqet të bindë FMN-në për të kontribuar në paketën e re të shpëtimit.
Shefja e FMN-së Christine Lagarde, ka deklaruar më herët se kjo mund të ndodhë vetëm nëse Gjermania dhe vendet e tjera të eurozonës bien dakord për reduktimin e borxhit të Greqisë.