17 Nëntor 2024

Deputetët, 500 mijë euro paga, asnjë ditë punë

Prishtinë, 22 tetor - Ka mjaftuar vetëm mbajtja e seancës së parë konstituive më 17 korrik dhe deputetët e kësaj legjislature me dhënien e betimit, të hyjnë në listën e pagave duke marrë për çdo muaj nga 1 mijë e 488 euro.

Dhe sipas një përllogaritjeje, më shumë se gjysmë milioni euro është dëmtuar buxheti i Kosovës nga këta deputetë, që nuk kanë bërë asnjë punë në Kuvendin e Kosovës, që nga dita e parë.

Por, nuk janë vetëm deputetët të cilin po “vjelin” nga buxheti i shtetit, pasi që edhe qindra e mijëra euro tjera shpenzohen për stafin e Kuvendit, pa pasur ndonjë angazhim të posaçëm deri në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Nga 120 deputetët sa numëron legjislativi, aktualisht pagën e plotë të deputetit po e marrin 107 parlamentarë, derisa pjesa tjetër i marrin pagat në institucionet tjera ku janë të angazhuar si në qeveri, apo universitete.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)