Depozitimet e bankave të Eurozonës thyejnë çdo rekord
Bruksel, 5 dhjetor - Bankat e Eurozonës kanë depozituar 453,18 miliardë euro pranë Bankës Qendrore Evropiane, BQE, nga dita e djeshme deri sot, që përbën një rekord të ri absolut, njoftoi sot institucioni monetar evropian.
Këto depozitime thyenë rekordet e javëve të fundit, gjë që tregon keqfunksionime të mëdha të tregut ndërbankar të huasë, pavarësisht përpjekjeve të BQE-së për plotësimin e nevojave të bankave me likuiditete.