Depozitat në bankat e Kosovës arrijnë në 2. 7 milardë euro
Prishtinë, 1 janar - Raporti i Informatave Mujore i Bankës Qendrore të Kosovës tregon se vlera e depozitave në bankat e Kosovës arrijnë në 2.7 miliardë euro, për derisa vlera e kredive arrinë në 2. 2 milardë euro.
Raporti është publikim mujor i cili pasqyron të dhënat kryesore mbi sektorin bankar, mikrofinanciar, të sigurimeve dhe pensional.
Nga gjithsejt 10 banka që operojnë në Kosovë 8 banka janë në pronësi të huaj dhe 2 në pronësi vendore.
Po ashtu sipas raporti nga 10 bankat me gjithsej 262 njësi në gjithë vendin janë të punësuar rreth 3358 punëtor.
Raporti tregon se vlera e kredive në banka është 2. 2 miliardë euro nga të cilat 791 milionë euro nga ekonomitë familjare dhe 1.4 miliardë nga bizneset.
Ndërsa vlera e depozitave në banka arrinë në 2.7 miliardë euro, prej të cilave 2 miliardë euro nga ekonomitë familjare dhe 600 milionë euro nga bizneset.
Raporti po ashtu tregon se normat efektive të interesit ishin 7.8 për qind për ekonomitë familjare dhe 7 për qind për bizneset.