Depozitat e ekonomive familjare burime kryesore të financimit
Prishtinë, 10 janar - Depozitat e ekonomive familjare paraqesin burimin kryesor të financimit të sektorit bankar në Kosovë.
Në kushte normale, depozitat e ekonomive familjare konsiderohen si burimi më i qëndrueshëm i financimit për bankat ngase përbëjnë shuma më të vogla nga një numër i madh i individëve të cilët kanë probabilitet shumë të ulët për të tërhequr depozitat e tyre në kohën e njëjtë, thuhet në materialin studimor të BQK-së Harta e Stabilitetit Financiar të Kosovë
Sipas këtij studimi ky nën tregues në kushte jostabiliteti apo paniku financiar, depozitat e ekonomive familjare janë ndër burimet më të ndjeshme të financimit, raporton RTKlive.
Prandaj, trendi i depozitave të ekonomive familjare mund të konsiderohet si matës i nivelit të likuiditetit të bankave në njërën anë, si dhe besueshmërisë së sektorit në anën tjetër. Ky nëntregues shprehet si ndryshim vjetor i nivelit të depozitave të ekonomive familjare, me ç rast rritja e tyre nënkupton rritje të likuiditetit, që rrjedhimisht reflekton besueshmëri dhe qëndrueshmëri të sektorit bankar.\"
\"Notimi i këtij nëntreguesi është i zhdrejtë. Sa më e lartë norma e rritjes, aq më i ulët rreziku i likuiditetit të sektorit, thuhet në materialin studimor të BQK-së Harta e Stabilitetit Financiar të Kosovë.