Depozitat bankare në Shqipër rriten në 7.8 miliardë dollarë
Tiranë, 3 mars - Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se depozitat bankare shënuan një rritje domethënëse gjatë vitit 2016, duke shënuar një rekord të ri prej 1.014 trilion lekësh apo 7.8 miliardë dollarë amerikanë.
Pas rritjes me 17 miliardë lekë në dhjetor, depozitat bankare pësuan një rënie të lehtë me 300 milionë lekë në janarin e 2017-s, duke qëndruar megjithatë në pozita të rritjes vjetore.
Krahasuar me një vit më parë, totali i depozitave bankare është në rritje me 3%.
Rritja e depozitave gjatë vitit 2016 është mbështetur kryesisht nga ato në valutë, që në një vit janë zgjeruar me 6.6%.
Investimet e huaja dhe tendenca e rritjes së eksporteve, favorizuar treguesit pozitiv në këtë drejtim.