Depozitat arritën vlerën prej 2.53 miliardë eurosh
Prishtinë, 7 gusht - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se në dhjetor 2014, depozitat në sektorin bankar të Kosovës arritën vlerën prej 2.53 miliardë eurosh, duke shënuar rritje vjetore prej 3.6-përqindësh.
Ky vit ka regjistruar ngadalësim të trendit të rritjes së depozitave, që kryesisht është pasojë e rënies së theksuar të normës së interesit në depozita gjatë kësaj periudhe. Ngadalësimi i rritjes së depozitave mund të jetë ndikuar edhe nga rritja e emigrimit nga Kosova në muajt e fundit të vitit 2014, është thënë në Raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore së Republikës së Kosovës.