Departamenti Amerikan i Shtetit reduktoi buxhetin për 6 për qind

Washington, 12 prill - Departamenti Amerikan i Shtetit paraqiti projektin e buxhetit për vitin e ardhshëm financiar, duke e reduktuar atë me 6%, njoftojnë ditën e enjte mediat amerikane.
Buxheti, sipas vlerësimeve të Departamentit të Shtetit, duhet të jetë rreth 47.8 miliardë dollarë.
Reduktimi i shpenzimeve planifikohet të arrihet nëpërmjet shkurtimit të ndihmës për Irakun, nga ku trupat e fundit amerikane janë tërhequr që në vitin 2011, dhe për Afganistanin, ku pjesa më e madhe e kontigjentit do të tërhiqet deri në fund të vitit 2014.
Ndërkohë, për disa nga aktivitetet e tij Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi një buxhet më të madh se vitin e kaluar. Në veçanti, financimi i programit për rajonin e Azi-Paqësorit planifikohet të rritet me 7%.