Dëmtohen kubëzat në trotuar askush nuk merakoset ti rregulloj
Prishtinë, 16 maj - Ka disa ditë që ka shpërthyer një tubacion i ujësjellësit, duke dëmtuar trotuarin me kubëza për disa metra jo larg zyrës së Administratës Tatimore deri afër zyrës së KEDS-it përballë katedrales katolike në kryeqytet.
Prishja e kubëzave dhe mos rregullimi i tyre vazhdon të pengoj në masë të madhe lëvizjen e lirë të këmbësorëve edhe ashtu të rënduar nga automjetet që parkohen aty pari.
Edhe pse kanë kaluar disa ditë kubëzat nuk janë rregulluar, duke detyruar qytetarët të kenë kujedes gjatë ecjes në atë pjesë, sepse edhe automjetet mund gjatë lëvizjes nëpër trotuar të shkapërderdhin e dëmtojnë këmbësorët.
Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin veprime në sanimin e kubëzave në atë pjesë e cila ëshët shumë e frekuentuar nga qytetarët.
/toskanapress.info/