Demokracia Plus shpalos raportin për monitorimin e OSHP-së
Prishtinë, 13 shtator - Demokracia Plus (D+) ka bërë të ditur se sot do të organizon një konferencë për media ku do të shpalos raportin për monitorimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).
Në kuadër të kësaj konference do të publikohen të gjeturat në lidhje me ankesat për prokurim publik, konfliktin e interesit dhe çështje të tjera të cilat e kanë ndikuar ndarjen e drejtësisë nga OSHP.