Demokraci Plus prezanon koston e emigrimit të të rinjve në Kosovë
Prishtinë, 2 qershor - Demokraci Plus (D+) në bashkëpunim me Fondacionin e Uestminsterit për Demokraci (WFD) organizojnë prezantimin e raportit “Kosto e emigrimit të të rinjve në Kosovë”.
Ky studim është i pari i këtij lloji që sjellë të dhëna lidhur me emigracionin në Kosovë dhe që i përgjigjet në një pyetjeje të thjeshtë: Sa i kushton Kosovës emigrimi i të rinjve?.
Studimi hulumtues paraqet një vlerësim të kostove dhe ndikimit financiar në Kosovë si dhe humbjeve të shkaktuara nga numri tejet i lartë i njerëzve që çdo vit largohen nga Kosova.
Për të diskutuar lidhur me këtë temë, në panel do të marrin pjesë: Daulina Osmani, Zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ardian Gola Kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë dhe Rini dhe Eliza Hoxha Anëtare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë dhe Rini.