Dëmet e luftes të përfshihen në bisedimet Kosovë-Serbi
Prishtinë, 4 mars - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës për Dëmet e Luftës në Kosovë, Ngritja e Zërit, me qendër në Skënderaj, me të cilët bisedoi rreth kërkesave që kjo shoqatë ua ka adresuar institucioneve të Kosovës.
Kryetari i shoqatës, Jahir Bejta, parashtroi kërkesën për futjen e kësaj shoqate në grupin për dialog me Serbinë, në cilësi të shoqërisë civile, ose që, të paktën, në agjendën e bisedimeve të parashihet edhe çështja e kompensimit të dëmeve të shkaktuara gjatë luftës dhe në periudhën para saj.
U kërkua, gjithashtu, gjetja e mundësive dhe formave të financimit, për shtrirjen e shoqatës në të gjitha qendrat e Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi i falënderoi përfaqësuesit e kësaj shoqate për informacionet dhe i përgëzoi ata për punën që e kanë bërë.
Kreu i Kuvendit shfaqi mirëkuptim ndaj kërkesave të tyre, por sugjeroi që ato të adresohen në institucionet ekzekutive të vendit.
Sidoqoftë, kërkesa do ti delegohet edhe komisionit përkatës të Kuvendi