Delors: Euro u lansua me defekt
Bruksel, 4 dhjetor - Një nga arkitektët e monedhës së përbashkët evropiane, Jacques Delors ka deklaruar se eurozona pati defekte që nga fillimi i krijimit të saj.
Delors ka deklaruar për Daily Telegraph se mungesa e një fuqie qendrore për të koordinuar politikat ekonomike u ka lejuar disa vendeve anëtare të rrisin borxhin e tyre.
Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Evropian nga viti 1985 deri në 1995, ai luajti një rol kyc në procesin që lancoi euron. Komentet e tij vijnë në një moment kur është vënë në dyshim vazhdimi i eurozonës.
Ai ka vënë në dukje se liderët bënë një sy qorr ndaj dobësisë dhe cekuilibrimit të ekonomive të disa prej vendeve anëtare të eurozonës.
Ministrat e Financave nuk donin të shihnin asnjë mosmarrëveshje, me të cilën do të detyroheshin të merreshin, ka thënë francezi 86-vjecar.
Zoti Delors insiston se të gjitha vendet evropiane duhet ta ndajnë mes tyre fajin për krizën e borxhit, që ka sjellë frikën për mbijetesën e euros.
Secili duhet të mbikëqyrë ndërgjegjen e tij, ka nënvizuar Delors, duke shtuar se reagimi aktual i vendeve anëtare ka qenë shumë i vonuar dhe i pamjaftueshëm.
Deklarata e arkitektit vjen dy ditë pasi presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi foli për një rritje të rreziqeve mbi ekonominë e Eurozonës.
Po atë ditë, për zgjidhjen e situatës, presidenti francez Nicholas Sarkozy propozoi riformatimin e Bashkimit Evropian, ide kjo që u mbështet edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel.