Delegacioni nga Kosova vizitoi Zyrën Ndërlidhëse në Beograd
Beograd, 18 maj - Në kuadër të vizitave të cilat u realizuan në Serbi nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiç dhe biznese të ndryshme nga Kosova, delegacioni ka vizituar edhe Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.
Delegacioni nga Kosova e ka njoftuar sekretarin e parë të Zyrës së Kosovës në Serbi Amir Hazirin lidhur me vizitat, takimet dhe marrëveshjet në Beograd e Kragujevc,
Për herë të parë në mes të Kosovës dhe Serbisë, Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi, të parën me Qendrën Inovative Energjetike Teslianum nga Beogradi, Marrëveshja e dytë e nënshkruar nga kryetari i AKB-së Agim Shahini ishte ajo me Odën Ekonomike të Serbisë për regjionin e Kragujevcit.
Këto marrëveshje të realizuara nga Aleanca Kosovare e Bizneseve me organizmat homologe nga Serbia, janë bërë me qëllim që prodhimet e Kosovës të jenë prezente në tregun e Serbisë dhe që ato të konsumohen nga qytetarët atje.
Nga ana tjetër Amir Haziri, sekretar i parë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ka vlerësuar lartë realizimin e vizitës së parë të një delegacioni nga Kosova në Serbi. Sekretari ka çmuar lartë edhe nënshkrimin e dy marrëveshjeve me qëllim që prodhimet nga Kosova të jenë në tregun serb për konsum. Haziri ka treguar se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi po kryen misionin me suskses.