29 Dhjetor 2024

Delegacioni i Sindikatave të Zvicrës viziton OEK-un

Prishtinë, 4 qershor - Një delegacion i Sindikatave të Zvicrës i udhëhequr nga Markus Meyer ka vizituar sot Odën Ekonomike të Kosovës ku janë informuar me aktivitetet dhe qëndrimet e Odes lidhur me dialogun social.

Në bisedë me sindikalistët nga Zvicra, Zineta Daci këshilltare e kryetarit të OEK-u ka theksua se Oda është e interesuar për përparimin dhe avancimin e dialogut social dhe se është duke dhënë kontributin konstruktiv në kudër të institucioneve të cilat merren me këtë çështje.

Zonja Daci i ka informuar mysafirët nga Zvicra edhe lidhur me prioritetet e angazhimit të Odës si institucioni më i madh dhe më me ndikim në komunitetin e biznesit dhe me këtë rast ka theksua se OEK-u është përfaqësues i fortë i interesave të kompanive kosovare dhe partner me institucionet e Kosovës në zgjidhjen e probleme aktuale dhe krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për biznes.

Gjatë takimit është hapur edhe çështja e pensioneve të qytetarëve të Kosovës të ndërprera pas skadimit të marrëveshjes ndërshtetërore në mes të ish Jugosllavisë dhe Zvicrës dhe me këtë rast është shprehur besimi se institucionet e Kosovës dhe Zvicrës, vend i cili gjithnjë ka përkrahur Kosovën dhe ndër të parit e ka njohur pavarësinë, do të zgjidhin shumë shpejt këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)