Delegacioni i Kosovës prezanton mundësitë investive konkrete
Berlin, 28 gusht - Në Konferencën e Berlinit delegacioni i Kosovës prezantoi mundësitë investive konkrete. Bashkëpunimi rajonal, reformat në sundim të ligjit, luftim kundër korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik janë të ndërlidhura njëra me tjetrën.
\"Nuk ka ekonomi të fortë pa marrëdhënie të mira me fqinj dhe nuk ka krijim të vendeve të reja të punës nëse nuk ka shtet ligjor. Kosova ka shënuar progres këto vite por si kryeminister i vendit kam dhënë premtimin se do të punojmë edhe më shumë të ndërtojmë ekonomi moderne\", ka shkruar Thaçi në facebook.