Deficiti gjerman me 3,3 për qind, më i madh se sa pritej
Berlin, 25 shkurt - Borxhet gjermane gjatë vitit të krizës 2009 janë më të mëdha se sa mendohej deri tani. Borxhi arrin për vitin e kaluar gjithsej 79,3 miliardë, bën të ditur Zyra Federale e Statistikave, duke iu referuar vlerësimeve dhe korigjimeve në muajin janar.
Kështu kuota arrin në 3,3 për qind të prodhimit bruto të vendit. Në bazë të kritereve për stabilizimin e euros, vetëm tre për qind janë të lejueshme.
Për shkak të ndihmave masive koniukturore dhe të humbjeve tatimore që priten, qeveria gjermane llogarit për vitin në vijim me një deficit prej 5,5 për qind.