20 Nëntor 2024

Deficiti financiar i qeverisë turke, pasojë e largimit të investimeve

Ankara, 4 gusht - Gazeta turke Huriet njoftoi se 1/3 e deficitit financiar të qeverisë turke gjatë muajit Maj ishte pasojë e largimit të investimeve të huaja nga Turqia.

Sipas këtij raporti deficiti financiar i qeverisë turke në muajin Maj ishte 7.5 miliard dollarë dhe 1/3 e kësaj shume ishte pasojë e largimit të investimeve nga vendi.

Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti nga Turqia janë larguar investime me vlerë 7 miliard dollarë dhe në rast të vazhdimit të këtij procesi shuma pritet të shkojë deri në 15 miliard dollarë deri në fund të vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)