Deficiti buxhetor i SHBA-së më i lartë nga sa mendohej
Uashington, 6 mars - Buxheti i SHBA-së do të përjetojë në dhjetë vitet e ardhshme zhvillime më dramatike se sa që është menduar prej qeverisë amerikane.
Sipas llogarive të fundit të Zyrës së Kongresit për kontabilitet, deficiti i buxhetit në periudhën prej vitit 2011 deri 2020 do të rritet në 9,8 bilionë dollarë, që do të thotë 5,2 për qind të prodhimit bruto.
Presidenti Barack Obama në prognozat e tij të fundit pohonte se deficiti do të ishte 8,6 bilionë dollarë.