Deficiti buxhetor i SHBA-së ka rënë në 8,7 për qind
Washington, 15 tetor - Deficiti buxhetor i Shteteve të Bashkuara ka arritur në 8,7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë 2010-2011, që përbën 0,3 pikë më pak se viti i mëparshëm, njofton Thesari amerikan në shifra të publikuara sot në Uashington.
Megjithatë, deficiti i financave publike është thelluar me 0,4 për qind në krahasim me vitin 2010, për të arritur në 1 299,204 miliardë dollarë, gjë që e bën atë deficitin e dytë më të madh të historisë së Shteteve të Bashkuara, pas atij prej 1 416 miliardë dollarë të regjistruar në 2009-n.